Nga Vendi
28 January 2024
Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka thënë se si parti do ta mbështetin Talat Xhaferin si kryetar të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik.

 

“Sot jemi këtu për të diskutuar rreth qeverisë teknike. Ky ndryshim i kryeministrit sado që të jetë simbolik apo edhe ndryshim teknik, unë jam i lumtur që do të votojë Talat Xhaferin si kryeministër i vendit. Ne e kemi mbështetur Xhaferin edhe kur ishte më rëndë, atëherë kur kishte trazira për zgjedhjen e tij si kryetar kuvendi në vitin 2017 ku ne si parti sakrifikuam gjithçka” tha Aziri, deputet i ASH-së./ts



Të ndryshme
Më shumë
Kina i dhuron 100 mijë vaksina Maqedonisë15 May 2021
Nesër priten reshje të borës në Maqedoni12 October 2021
Rregullat për të hyrë në Shqipëri nga data 6 shtator31 August 2021