Sport
10 January 2024
Shkëndija ndahet me portierin legjendar Kostadin Zahov

Kuqezinjtë tetovarë përmes një komunikate kanë njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov.

 

Pas plotë 8 viteve bashkë, vjen fundi i bashkëpunimit ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe portierit nga Strumica, Kostadin Zahov. Kuqezinjtë përmes një komunikate kanë falemenderuar gardianin për bashkëpunimin e suksesshëm, derisa i urojnë fat në vazhdim.

 

KOMUNIKATA E SHKËNDIJËS:

 

Portieri legjendar i Shkëndijës, Kostadin Zahov mbyll epokën e tij në taborin kuqezi. Dino mbetet një figurë thelbësore në historinë e klubit. Astrit Amzai plotëson vendin e tij në treshen e portierëve.

 

KF Shkëndija njofton zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me portierin Kostadin Zahov pas gati 9 sezoneve të përbashkëta. Me një kontribut të shquar dhe arritje të shumta, Shkëndija falënderon portierin për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së bashkëpunimit.

 

Zahov erdhi në Shkëndijë janarin e viti 2015 dhe për pak më pak se një dekadë shndërrohet në një nga pikat kyçe të ekipit në epokën më të suksesshmë në historinë e klubit. Tre tituj kampion, 2 Kupa, paraqitje të shkëlqyeshme në Evropë dhe gëzime të pafundta në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 clean sheets (ndeshje pa pranuar gol). Në moshën 36 vjeçare mbyllet një bashkëpunim i suksesshëm që do mbetet pjesë e rëndësishme në historinë e klubit.

 

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë Kostadin Zahovit shumë shëndet dhe suksese në sfidat e ardhshme. Faleminderit për çdo moment të bukur dhe për gjurmët e pashlyeshme në historinë tonë futbollistike.

 

Vendin e Zahovit në kompletimin e treshes së portierëve kryesia dhe stafi teknik e plotëson me Astrit Amzain, i cili kthehet në skuadër pasi kaloi një periudhë kalitje si huazim te Gostivari dhe Teteksi. /ts



Të ndryshme
Më shumë
“Isha vetëm 15 vjeç, e pashë tek bordurat…’/ Blendi Fevziut tregon historinë e dashurisë me bashkëshorten: Si e humba për gati 11 vite 1 July 2020
Zaev: Spitalet modulare janë të sigurta, kanë shpëtuar mijëra jetë16 September 2021
Thirrja e shtetit të BE-së: Hidhni e mos i blini telefonat kinezë, ja arsyeja22 September 2021