Sport
10 January 2024
Presidenti i klubit rrezikon deri në 13 vite burg për dhunën ndaj arbitrit

Nëse Faruk Koca, deri pak kohë më parë presidenti i skuadrës turke të futbollit Ankaraguçu, shpallet fajtor për të gjitha akuzat ndaj tij, ai mund të dënohet me 13 vjet burg.

 

Të martën, Koca shprehu keqardhjen në gjykatë për sulmin ndaj Halil Umut Meler, arbitrit të ndeshjes së Superligës Turke mes Ankaraguçu dhe Rizesporit.

ampionati turk u ndërprerë për gati dy javë për shkak të këtij incidenti dhe gjyqtari i sulmuar ka pësuar lëndime mesatare në kokë.

 

Koca u largua nga zyra e presidentit të Ankaraguçu pak ditët pas incidentit.

 

Ai shprehu keqardhje për sulmin, por gjithashtu mohoi që ai kërcënoi gjyqtarin Meler me vdekje, për të cilin gjithashtu akuzohet.

 

Koca u arrestua menjëherë dhe u mor në pyetje, por u lirua me kusht.

 

“Kjo ishte hera e parë në jetën time që u përfshiva në një konflikt fizik, por një pjesë e akuzës nuk është e vërtetë. Unë nuk e kërcënova gjyqtarin Meler, se do ta vrisja. Unë shpreha keqardhje për aktin tim më herët, dhe tani shpreh keqardhje në gjykatë”, tha Koca, i cili pret që gjyqi të vazhdojë në fund të shkurtit



Të ndryshme
Më shumë
9 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-1925 July 2020
KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor13 September 2021
Klevis Balliu: Kjo nuk ishte mbledhje qeverie, por mbledhje e Byrosë Politike të inceneratorëve10 January 2024