ShowBiz
20 October 2021
Fifi tregon emrin që do t’i vendos djalit të saj

Nga 5 tetori Fifi ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania.

Ky edicion i parë VIP, i drejtuar nga Arbana Osmani ka mbledhur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri plot 13 banorë, figura të njohura të ekranit, shkruan Reporteri.net.

Njëra nga banoret është edhe Fifi, këngëtarja e shumë hiteve.

Së fundmi, në një bisedë me Semin, Donaldin dhe Beniadën, këngëtarja nga Kosova u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet nënë, derisa Donaldi i tha se më shumë e sheh nënë të një djali.

Fifi gjithashtu tregoi se ka menduar edhe emrin për djalin e saj.

“Unë jam shumë gati të bëhem nënë, mezi po pres. Edhe nëse ndodh padashje, do e mirëprisja. Ka vite që e kam menduar emrin e djalit. Do e quaja Gegë”- tregoi këngëtarja.



Të ndryshme
Më shumë
Nuk ndalen thirrjet në ndihmën e shpejtë! Dy mjekë të infektuar, kanë nevojë për pushim28 June 2020
Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve: KSHZ-ja të respektojë Ligjin për Gjuhët 3 July 2020
Një trup si i Xhensilës! Këngëtarja ‘leksion’ vajzave nga palestra 12 September 2020