Nga Vendi
14 September 2021
Mickoski parashtroi 10 pyetje për rastin tragjik në Tetovë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në “Facebook” parashtroi 10 pyetje për të cilat opinioni nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Zaev dhe nga ministri Filipçe.

“Politikën anash, anash edhe mungesën e moralit që e pamë se nuk e kanë, pyetjen që çdo njeri i parashtron janë brenda sensit të përbashkët:

“Si janë ndërtuar spitalet modulare, çfarë materiale dhe në cilën mënyrë? A ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë nga ndërtuesi standardet minimale për ndërtimin e këtyre objekteve? Sa është paguar për ndërtimin e tyre dhe a përkon me prodhimin e marrë? Pse nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit dhe sistem për mbrojtje kundër zjarrit?> Pse nuk ka pasur personel mjekësor të mjaftueshëm dhe si është ajo mbrojtje shëndetësore ku mjek janë familjarët e të sëmurëve? Pse është paguar ryshfet për kujdes ndaj pacientëve? Cili nga Qeveria kërcënon familjarët e viktimave nga aksidenti dhe ua tërheq vëmendjen për dëshmi? Nëse Departamenti për krim të organizuar në Prokurori nuk udhëheq në procedurë, atëherë kush duhet ta bëjë këtë në prokurori? A dëgjoi PTHP deklaratën e kryeministrit Zaev i cili pranoi se është i i përfshirë thellë në hetimin i cili duhet të jetë objektiv? Çfarë duhet të ndodhë që Zoran Zaevi dhe Filipçe të japin dorëheqje”, pyeti Mickoski.

Ai shtoi se karriget e Zaevit dhe Filipçes nuk janë më të rëndësishme se e vërteta.

Ndryshe, në rastin tragjik në Spitalin Modular të Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Zekolli me apel drejtuar LSDM-së për Zaevin: Anuloni budallallëkun para se t’ju tërheq në një pus!30 June 2020
Qeveria e Maqedonisë: Pagesa e subvencioneve nuk është ryshfet parazgjedhor13 August 2021
Xhaferi: Me Marrëveshjen e Ohrit e kemi transformuar shoqërinë13 August 2021