Nga Vendi
31 August 2021
Maqedoni, numri i hospitalizimeve tejkaloi shifrën prej 1000 – virusi nuk zgjedh moshë

Tetëmbëdhjetë vjeçari me paralizë cerebrale është pacienti më i ri i cili lufton për jetë në Kovid Qendrën në spitalin “Tetë shtatori”.

Tani ndodhet në kujdes intensiv, por në gjendje stabile. Për dallim nga periudha që kaloi, në valën e katërt pacientë më të rinj përfundojnë në spital.

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov thotë se sëmundja tani më shpejtë bën progres dhe mund të përkeqësohet për një orë. Ai thotë se në këtë spital për tre javë ka pasur 20 hospitalizime me pacientë të vaksinuar dhe askush deri tani nuk ka humbur jetën.

“Momentalisht ka 75 pacientë, ndërsa këto ditë do të hapet edhe një reparti edhe me 20 shtretër”, tha Hristov./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
A jeni gati për iPhone 13? Mund të vijë muajin tjetër23 August 2021
Nuk ia dha rrogën, punëtori ia bën “llom” veturën luksoze shefit 8 July 2021
Zaev: Nuk është e vërtetë që dikush i dha dikujt disa “bomba” për të qenë i fuqishëm14 September 2021