ShowBiz
25 August 2021
Afrim Muqiqi: Ka qenë vendim i ngutshëm, dasmat e rezervuara është dashur të mbahen

Këngëtari, Afrim Muqiqi, ka folur për masat e reja anti-COVID të vendosur tash nga Qeveria Kurti, ku ndër to ishte edhe anulimi i dasmave, fejesave dhe veprimtaria e klubeve të natës.

Muqiqi në një prononcim për ‘GazetaBlic’, thotë se vendimi për ndalimin e dasmave ka qenë shumë i ngutshëm, e krejt kjo sipas tij, për faktin që vendimi është marrë me datën 18, kurse me datën 19 ka pasur dasma të aranzhuara.Sipas tij, eventet e aranzhuara është dashur të mbahen.

“Shqetësuese është sepse është marrë vendim shumë i shpejtë, ne si odë e kemi përkrahur përshkak të numrit të madhë të të infektuarve, sepse jemi pro shëndetit të qytetarëve. Vendimi është marrë me datën 18 kur me datën 19 ka pas dasma të aranzhuara, ka pasur ushqim të porositur, kështuqë është vendim i gutshëm, sipas meje është dashur që eventet e porositura të mbahen, me një numër të kufizuar të familjarëve.Sa i përket kaparit, njerëzit as që po e diskutojnë, ata po tentojnë që ato data të ndërrohen, nuk është çështja te kapari ajo është problematik e vogël. Problemi është te mosmenaxhimi i duhur edhe nga ana e qytetarëve edhe nga ne të gjithë”, deklaron ai.Tutje, ai i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.“Unë i bëjë apelm të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, në mënyrë që të ruajm shëndetin e të gjithëve”, thotë Muqiqi.



Të ndryshme
Më shumë
Regjistrohen 130 raste të reja me Covid në Maqedoni dhe gjashtë persona humbin jetën 12 October 2021
Policia: Dyshohet se sulmi mbi autobus në Gllogjan u krye nga një person i vetëm26 November 2021
Gordana Jankullovska dërgohet në burg29 September 2020